Ngecin investimet publike, 50 mln € më pak se në 2021

31 Gusht 2022 | 20:40

Projektet e qeverisë në investimet publike kanë pasur ritëm të ngadaltë këtë vit.

Sipas të dhënave të siguruara nga Ministria e Financave, për gjysmën e parë të vitit shpenzimet kapitale rezultojnë të jenë realizuar 94 milionë euro më pak se plani i miratuar në buxhet dhe 50 milionë euro më pak se një vit më parë.

Projektet me ecurinë më të dobët janë ato në infrastrukturën rrugore, që menaxhohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Fondi në buxhet për investimet në rrugë për këtë institucion është 250 milionë euro. Deri në fund të qershorit, Autoriteti Rrugor ka dhënë vetëm 35 milionë euro për projektet, sa 15% e totalit të buxhetit të vënë në dispozicion për gjithë vitin.

Projekti që ka pasur ecurinë më të mirë në infrastrukturës është ndërtimi i Tunelit të Llogarasë. Kjo vepër menaxhohet nga aparati i Ministrisë së Infrastrukturës. Shpenzimet në buxhet për gjysmën e parë të vitit për këtë vepër janë 15 milionë euro dhe zënë 40% të planit vjetor.

Aparati i Ministrisë së Infrastrukturës ka dhënë 3.8 milionë euro për kontratën koncesionare të rrugës së Arbrit, nga 25 milion euro që parashikohet për këtë vit, ndërsa financimet më të ulëta i ka marrë projekti koncesionar për ndërtimin e rrugës Dukat-Orikum. Për këtë vepër janë shpenzuar 650 mijë euro nga 2.6 milionë euro të parashikuara.

Edhe projektet që menaxhohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk kanë pasur ecuri të mirë. Fondi ka në dispozicion një buxhet prej 155 milionë euro nga ku janë disbursuar vetëm 50 milionë euro.

Në përputhje me planin ka qenë vetëm ecuria e fondeve të rindërtimit, të cilat për herë të parë këtë vit rezultojnë me vetëm 20 mijë euro mos realizim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026