Ngjarja e rëndë në Velipojë, policia arreston dy persona, tre në kërkim

27 Qershor 2021 | 16:58

Nga hetimet e deritanishme, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Velipojë gjatë mesnatës së kaluar, policia ka vënë në pranga dy persona ndërsa tre të tjerë i ka shpallur në kërkim. Dy të arrestuarit janë dhe persona të mbetur të plagosur në përplasjen me armë ndërsa tre të tjerët janë familjarë të tyre.

Hasan Ferracaku (Verracaku), 54 vjeç, lindur në fshatin Trush dhe banues në fshatin Pulaj, Velipojë, si dhe nipi i tij shtetasi Elmilind Dyli, 17 vjeç, lindur e banues në fshatin Guri i Zi, bashkia Shkodër, të cilët janë në Spitalin e Traumës në Tiranë, janë prangosur si të dyshuar për veprë penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim tre djemtë e 54-vjeçarit të plagosur, A. Ferracaku (Verracaku) 30 vjeç, Sh. Ferracaku (Verracaku) 26 vjeç dhe B. Ferracaku (Verracaku) 20 vjeç të dyshuar si bashkautorë në këtë ngjarje, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, njëra prej të cilave u gjet në vendngjarje, ndërsa tjetra u gjet gjatë kontrollit në hotelin e familjes Gocaj.

Nga përplasja me armë e ndodhur rreth orës 00:30, mbetën të vrarë me armë zjarri 4 persona; Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myzerim Zeneli, 20 vjeç, i cili ishte punonjës i shezlongëve. Shkak duket se janë bërë shezlongët para hoteleve të dy familjeve Ferracaku dhe Gocaj.

LEXONI GJITHASHTU:

4 të vrarë e 2 të plagosur pas një përplasje me armë në Velipojë

Vrasja e 4 personave në Velipojë sjell largimin e turistëve

Rama: Kam thirrur ministrin e Brendshëm për një ristrukturim të policisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026