Ngjarja në Elbasan, Hajdari: Kishte prapavijë politike, qytetarët nuk e duan këtë terror

22 Prill 2021 | 14:44

Kandidatja e partisë Nisma Thurje në qarkun e Elbasanit, Rudina Hajdari tha se ngjarja e ndodhur në Elbasan ku u plagosën katër persona dhe mbeti i vrarë një tjetër, kishte prapavijë politike.

Sipas saj qytetarët nuk e duan këtë terror dhe ngjarja ka sjellë shumë ankth dhe pasiguri te qytetarët.

“kemi bërë fushatë derë më derë dhe sot është shumë e vështirë që qytetarët të hapin dyert e tyre,” – u shpreh Hajdari.

Kandidatja për deputete tha se është e rëndësishme të flitet për ecurinë e zhvillimit të qytetit dhe jo të ketë të tilla ngjarje shqetësuese.

Sipas saj fakti që dy parti politike fajësojnë njëra tjetrën për një akt aq të shëmtuar, siç e cilësoi dhe Hajdari, është komplet i panevojshëm, teksa shtoi gjithashtu se misioni i politikanëve duhet të jetë të shpërndajnë shpresë dhe jo frikë apo para për blerje vote.

Ndërkaq, ajo theksoi se duhet garantuar siguria që qytetarët të dalin lirshëm në zgjedhje për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Hajdari tha se ngjarja në Elbasan nuk do t’i pengojë qytetarët të votojnë duke qenë se qytetarët e duan ndryshimin.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026