Ngjarja në Elbasan, Manjani: Vrasja duhet sqaruar. Sejamini: Është skandaloze

23 Prill 2021 | 21:57

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani gjatë diskutimet në emisionin “Ilva Now” u shpreh se për sa kohë shteti nuk funksionon, opozita ka të drejtë të krijojë strukturë për mbrojtjen e votës. Ai akuzoi edhe Policinë e Shtetit për manipulim të provave në vendin e ngjarjes.

“Asnjë që i thotë vetes qytetar nuk duhet të presë që të ndodhi krimi, që të vijë dikush ta zbulojë kur e sheh që po ndodh. Nëse krimi ndodh dhe nuk ndërhyn je po aq bashkëpunëtor se sa autori. Policia që vjedh votat nuk ka për të provuar asgjë. Ngjarja nuk ka për tu hetuar pasi vendi i ngjarjes është kompromentuar. Kam parë në media ditën e ngjarjes një kuti me karta identiteti të derdhur para makinës dhe ajo kuti është zhdukur”, deklaroi z. Manjani.

Kjo deklaratë e tij solli reagime të të pranishmëve të tjerë në panelin e emisionit “Ilva Now”. Për Neritan Sejaminin është e pafalshme që një parti organizon struktura të armatosura. Ai tha se “është skandaloze të vriten njerëz për shitjen e votës ndërkohë që në këtë vend ka me qindra çështje edhe më të rënda se vjedhja e votave”.

Adri Nurellari e konsideroi tejet shqetësuese që ngjarja ndodhi në praninë e policisë. Ai e konsideroi këtë gjë “mungesë profesionalizmi” teksa kujtoi problemet me krimin që kanë përfshirë prej kohësh qytetin e Elbasanit. Nurellari e lidhi ngjarjen me përplasjen mes simpatizantëve më 14 mars dhe e konsideroi problem faktin se autoritetet nuk mundën ta paraprinin përshkallëzimin e saj në vrasjen e 21 prillit.

Debati

Manjani: Struktura e Mbrojtjes së Votës] është e ligjshme për sa kohë nuk funksionon, anarki jemi, ka rënë rendi kushtetues

Mëhilli: I bie që një shteti të kapur nga bandat, i bie t’i vëmë një bandë tjetër dhe të mos ketë më zgjedhje por një dyluftim.

Manjani: Më citoni ligjin që kanë shkelur këta? Ligjin që kanë kapur duke shitur në flagrancë kartat e identitetit.

Tare: Heqja e lirisë së personit.

Manjani: Çfarë është heqja e lirisë së personit para vjedhjes së zgjedhjeve. Po pse shtinë me armë ata?

Tare: Këtë nuk e dimë. Me çfarë ligji është ndaluar makina?

Manjani: Me ligjin e mbrojtës së votës?

Tare: Është bërë ndonjë ligj i ri tani?

Biba: Ligji që mund të jetë shkelur është ligji i marrjes së atributeve të policisë së shtetit

Manjani: Me armë ka qenë një person dhe ka qenë me armë me leje. Kjo është situata tani, ishte derdh një kuti me karta identiteti dhe ajo u zhduk. Ju nuk doni me pa atë që sulmon por s’doni me pa viktimën. Vrasja duhet sqaruar sepse nëse është në kufijtë e vetëmbrojtjes nuk është më vrasje.

Sejamini: Ata nuk kanë asnjë lloj autoriteti për veprimin që kanë bërë, i kanë shërbyer një partie politike dhe kjo është skandaloze. Ata janë ish-policë dhe janë zgjedhur posaçërisht ashtu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021