Ngjarja në Velipojë, Meta dhe Basha kërkojnë marrjen e masave urgjente
Ngjarja e rëndë e ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Velipojë, ku humbën jetën 4 persona, ka sjellë reagime të forta nga presidenti Ilir Meta dhe kryetari i PD, Lulzim Basha.
Përmes reagimeve në rrjetet sociale, si Meta edhe Basha kërkojnë marrjen e masave urgjente, pasi sipas tyre shteti është gjunjëzuar para krimit.
“Plazhet dhe qendrat e qyteteve tona nuk e meritojnë t’i ngjajnë shesh-betejave të “Wild West”. Ndaj në këtë situatë, që duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe që çdo ditë prodhon fatkeqësisht viktima, secili autoritet i lartë shtetëror duhet të mbajë përgjegjësitë e tij të detyrës dhe të heqë dorë nga propaganda cinike”, shkroi Meta.
Ndërsa, kreu i PD, ngriti alarmin për sigurinë e qytetarëve, duke theksuar: “Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është ‘hëngshin kokat e tyre’, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik”.
Sakaq për këtë ngjarje të rëndë, reagoi edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila bëri përgjegjëse Ministrinë e Turizmit dhe Agjencinë e Bregdetit për mos-marrjen e masave për t’i paraprirë situatës që çoi deri në vrasjen e 4 personave në Velipojë.
Sipas Ademit, konflikti i armatosur në Velipojë, një zonë turistike dhe në mes të sezonit, mund dhe duhej të ishte parandaluar, nëse policia dhe agjencitë e tjera ligj-zbatuese do të ishin të pranishme në territor.
LEXONI GJITHASHTU:
- 4 të vrarë e 2 të plagosur pas një përplasje me armë në Velipojë
- “Mos i ndodhtë askujt”, babai i vëllezërve të vrarë në Velipojë tregon se sherri nisi për shezlongët
- Vrasja e 4 personave në Velipojë sjell largimin e turistëve
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta