Ngjarja në Velipojë, Voltana Ademi: Policia ka pasur informacion për debatet mes familjeve

28 Qershor 2021 | 09:31

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u shpreh në Euronews Albania se ajo që ndodhi në Velipojë, ku humbën jetën 4 persona, është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur në këtë zonë.

“Bëhet fjalë për familje të tëra të përfshira, jetë njerëzisht dhe nga ana tjetër një konflikt shumë i rëndë që ndodh në mes të plazhit në Velipojë, i armatosur, kriminal dhe për të cilin nuk ka fjalë”, u shpreh kryetarja e bashkisë, teksa shtoi se për ngjarje të tilla, ku konflikti nis për ndarje territoresh, përgjegjësi ka Ministria e Turizmit dhe Agjencia e Bregdetit.

Znj. Ademi shtoi se Policia e Shtetit ka pasur informacion për konfliktin mes familjes Gocaj dhe Ferracaku dhe duhet të ndërhynte në kohë.

“Sigurisht jemi para një papërgjegjshmërie ku bëhet fjalë për ushtrimin e detyrave nga ana e organeve shtetërore. Strukturat e policisë do të duhet të kishin vepruar, por edhe sot do të duhet të veprojnë”, tha ajo, ku pohoi se aktualisht ka edhe diskutime apo debate mes personave të tjerë në këtë zonë.

Si faktorë të kësaj ngjarjeje, kryetarja e Bashkisë Shkodër renditi: vendimmarrjen e vonuar nga ana e institucioneve, mungesën e informacionit, mungesën e transparencës, procesin e aplikimit që nuk merr në konsideratë territorin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026