Ngjarje tronditëse në Kavajë, gjenden të vdekur bashkëshortët, gruja ishte e djegur
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur paraditen e së shtunës në fshatin Manskuri të Kavajës.
Rreth orës 11:45, policia deklaron se ka gjetur një makinë të djegur plotësisht në këtë fshat.
Brenda mjetit, është gjetur një trup i djegur, që dyshohet se i përket F.Sh, 45 vjeçe. Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i varur në një pemë bashkëshorti i saj, B.Sh, 48 vjeç.
Sipas policisë, burri dyshohet se ka djegur bashkëshorten dhe më pas ka varur veten.
Gjithçka mësohet se ka ardhur pas konflikteve mes çiftit për shkaqe xhelozie.
Bashkëshortët ishin në proces divorci në gjykatë dhe ata dyshohet se kanë pasur konflikte kohët e fundit.
Çifti i bashkëshortëve kishte shumë vite martesë dhe nga marrëdhënia e tyre kanë ardhur në jetë një djalë 17 vjeç dhe një vajzë më e madhe.
Të afërm të viktimave tregojnë se marrëdhënia mes çiftit ishte prishur muajt e fundit dhe shpeshherë kishin pasur edhe konflikte që kishin përfunduar në agravim të situatës dhe përplasje mes tyre.
Pavarësisht se policia kishte informacion për përplasjet por zonja nuk ka kërkuar asnjëherë urdhër mbrojtje.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta