Ngjarjet e fundit, Veliu dhe Vocaj takim me drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj kanë zhvilluar një takim me drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj.
Referuar burimeve, gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se fokusi i takimit është vendosur tek ngjarjet e fundit. Prej disa ditësh në rrugët e vendit gjatë orëve të mbrëmjes janë parë postblloqe policie pas disa ngjarjeve të rënda kriminale.
Ky plan masah ka pë qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës ndërkohë që rezultatet, janë disa armë të kapura dhe disa persona të ndaluar që ishin në kërkim.
Plani i Masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje apo atyre me tendencë në krimet kundër personit, për policnë ka dhënë rezultate të kënaqshme.
Në 73 pikat e kontrollit që janë parë gjatë orëve të mbrëmjes pothuajse në të gjithë qytetet e vendit, burime nga uniformat blu bëjnë me dije se janë kapur rreth 20 armë pa leje dhe 30 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Lexoni gjithashtu:
Kontrollet me postoblloqe, kapen disa armë dhe persona në kërkim gjatë aksionit policor
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta