Ngjarjet që rrëzuan Gledis Nanon, 10 muajt në krye të Policisë së Shtetit
Gledis Nano u emërua në krye të Policisë së Shtetit në 6 tetor të vitit 2021. Ai pati mbeshtetje politike, por edhe diplomatike.
Në muajt e parë në krye të Policisë së Shtetit, u vu re se kishte një koordimin të mirë më SPAK ku pati disa arrestime zyrtarësh për çështjen e inceneratorëve.
Në 29 mars të këtij viti do arrestohej Nuredin Dumani, një personazh që kishte informacion të dorës së parë për grupet kriminale në vend.
Ai u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe mbi dëshminë e tij u arrestuan dhe shpallën në kërkim personazhe që konsiderohehsin të paprekshëm.
Por operacioni “Plumbi i Artë” u dekonspirua dhe shumica e personazheve nuk u arrestuan, ndër ta edhe Ervis Martinaj.
Ky i fundit, sipas Dumanit kishte pororsitur vrasjen e Endrit Dokles, një tjetër personazh i njohur, ish anëtar i bandës së Durrësit, i liruar dy vitë më parë nga burgu.
Korriku i këtij viti do ishte mjaft i vështirë për Policinë e Shtetit.
Në 17 korrik, në Fushë Krujë do të ekzekutoheshin Diklen Vata, Arbër Hoxha dhe Brilant Martinaj.
Ky i fundit ishte kushëri i Ervis Martinaj, kjo ngjarje shënoi nisjen e një serie sulmesh.
Në 22 korrik, në Milot vritet Klisman Preçi dhe plagosën Ylli Brahimi, edhe këta të fundit lidhje e Ervis Martinaj.
Në fillim të gushtit, familjarët e Ervis Martinaj do të kallëzonin në polici zhdukjen e tij.
Sipas tyre, ata kishin frikë se diçka i kishte ndodhur atij për shkak se kishin ditë që nuk komunikonin më të.
Shumë versione janë hedhur për zhdukjen e tij nga eleminimi fizik deri tek një inskenim.
Në 23 gusht do arrestohej efektivi Jeton Lami i cili ishte shoqëruesi Ervis Martinajt pak para se të zhdukej. Ende sot, nuk ka asnjë informacion zyrtar që konfirmon nëse bosi i lojërave të fatit eshte gjallë apo ka vdekur.
Një ngarje e cila rëndoi shumë pozicionin e Gledis Nanos në krye të policisë ishte vrasja e 7-vjeçares në plazhin e Potamit nga një skaf.
Mjeti lundrues drejtohej nga punonjësi i policisë, Arjan Tase i cili sot ndodhet pas hekurave.
Në 18 gusht, në Vlorë do vriteshin në një atenat mafioz Shpati Lena dhe eduard Xhezo, ngjarje e pazbardhur nga policia.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta