Ngjela: PD me një lidership të ri e rrëzon për 4 muaj Ramën
Avokati Spartak Ngjela u shpreh në studion e Euronews Albania se PD me një lidership të ri, pa Berishën, e rrëzon brenda 4 muajve Edi Ramën nga pushteti.
“Po të mos jetë Saliu, PD me një libership të ri, që mund të vijë nga jashtë, për 4 muaj rrëzon Ramën. Alibeajt nuk i duhet Berisha. Berisha do të tërhiqet, nuk ka menduar politikisht. Pasi të bjerë Rama, PD vjen në pushtet por pa Saliun”, u shpreh Ngjela.
Avokati nënvizoi më tej se Berisha nuk ka popullin me vete dhe prandaj kërkoi bashkëpunim me Enkelejd Alibeajn.
“Ne nuk e dimë arsyen e plotë pse e kanë nxjerrë non grata, por ata i mbajnë qëndrim shumë të rreptë. Gjithë çështja është që të ndihmohet PD. Berisha nuk ka populizimin me vete dhe tani i duhet Alibeaj. Berisha duhet të tërhiqet me takt”, tha ai më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta