Ngjela për zgjatjen e vettingut: Drejtohet nga politika amerikane, të gjithë do e votojnë

20 Shtator 2021 | 19:34

Partia Socialiste mblodhi sot kryesinë e grupit parlamentar, ndërsa shefi i këtij grupi Taulant Balla u kërkoi deputetëve të fillojnë punën për të bërë ndryshimet kushtetuese mbi zgjatjen e afatit të procesit të vettingut.

Për ta realizuar këtë proces duhen edhe votat e opozitës. Por a do t’i bashkojë votat opozita me mazhorancën për të bërë këto ndryshime kushtetuese?

Avokati Spartak Ngjela thotë se procesi i vettingut drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në këtë vazhdë nuk pret që opozita të votojë kundër.

“Ata që i detyruan atëherë do t’i detyrojnë prapë. Vettingu drejtohet nga politika amerikane. Ata e kuptojnë se nuk mund të kalojnë në një pozicion anti-amerikan. Opozita, përkatësisht  PD, e tregoi që nuk mund të dalë në një variant anti-amerikan. Reforma në drejtësi drejtohet nga politika amerikane.”, tha Ngjela në një intervistë për Euronews Albania.

Duke e mbështetur procesin e vettingut, z. Ngjela u shpreh se Shqipëria nuk ka pasur drejtësi, por vjedhje të saj.

Ai tha se largimet mund të shkaktojnë vonesa në gjyqe, por kjo i shërben pastrimit të institucioneve nga fenomeni i korrupsionit.

“Pasojë negative nuk ka. Nuk keni pasur pushtet gjyqësor, këtu ka pasur pushtet vjedhjeje. Do ikin të gjithë këta. A do ta votojë vettingun PD? Do ta votojë patjetër se nuk del kundër Uashingtonit. Do ta çojnë deri në fund pastrimin e Shqipërisë, nga një bandë pushtuesish. Reformat do të vazhdojnë, vonesa në gjyqe do ketë, por më mirë vonesa se sa të ketë shitje të drejtësisë. Do venë një nga një të votojnë në Parlament, edhe shtimin afateve të vettingut”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026