Ngrica dhe ulje temperaturash, Adiola Bani: Pritet të ketë temperatura deri në minus 13 gradë

15 Janar 2021 | 13:13

Në fundjavë pritet që temperaturat të zbresin ndjeshëm. Sipas meteorologes Adiola Bani temperaturat mund të arrijnë deri në minus 13 gradë. Moti pritet që përmirëoshet në fillimin e javës së ardhshme.

Meteorologia tha për Euronews Albania se Shqipëria aktualisht është përfshirë nga i ftohti i stuhisë Filomena, e cila në Evropën Perëndimore ka sjellë mjaft probleme.

Zonat malore pritet të jenë më të prekura nga ulja e temperaturave, ku pritet që termometri të shkojë deri në minus 13 gradë. Bani theksoi se javën e ardhshme pritet të ketë përgjithësisht mot të kthjellët pa reshje, pa dëborë, por kryesisht me ngrica.

Ekspertja e meteorologjisë këshilloi autoritetet dhe drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes me rrugët, ndërkohë që situata pritet të përmirësohet vetëm pas mesjavës.

Të paktën deri të martën temperaturat e ulëta pritet të jenë dominuese në gjithë rajonin e Ballkanit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026