Ngujohen brenda banesave banorët tek ‘5 Maji’, ndërhyn policia
Vijon shembja e banesave në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i vitit 2019.
Por, disa banorë janë ngujuar në banesat e tyre. Forcat e policisë po ndërhyjnë për të hapur dyert, në mënyrë që të nxjerrin jashtë banorët dhe të shembin godinat.
Euronews Albania ka siguruar pamje nga një banesë ku pronarët e saj janë ngujuar brenda dhe madje njëri prej tyre ka hipur sipër çatisë.
Ndërkohë në një tjetër banesë, efektivët e policisë po përpiqen të hapin derën kryesore.
Pronari i saj, Klodian Laçi nuk është dakord me shembjen dhe thotë se ka të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për pronën e tij.
Në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ku pritet të shemben rreth 400 banesa të dëmtuara nga tërmeti, do ndërtohen pallate për të strehuar banorët.
Bashkia ofron një bonus qiraje vetëm për banorët që kanë firmosur zhvendosjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta