Peleshi: Flota detare, po zgjidhim problemin e mirëmbajtjes
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh në “SOT” në Euronews Albania se mirëmbajtja e flotave detare është një “dhimbje koke”.
Pyetur nga Jonida Shehu se si është sot gjendja e anijeve Iliria ai tregoi se objektivat e kapaciteteve lidhen edhe me modernizmin dhe shtimin e flotës detare.
“Problemet e mirëmbajtjes janë probleme në çdo fushë në çdo sektor mirëmbajtja është gjithmonë një dhembje koke do të thosha. Po ne sot që flasim kryejmë mirëmbajtjen e mjeteve tona detare nga një shoqëri aksionere që është në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë kemi bërë një kontratë të vogël modeste, por shumë të rëndësishme me një kompani holandeze, e cila la bërë vlerësimin e nevojave të mirëmbajtjes,” – u shpreh ministri.
Peleshi nënvizoi se flota detare është në gjendje funksionale, por ka nevojë për mirëmbajtje për të qenë brenda standardit.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor