Nis aplikimi i testeve të shpejta, Andi Koraqi: Fillimisht do të bëhen në poliklinikat e Tiranës, më pas në spitalet rajonale

7 Dhjetor 2020 | 08:20

Sot në vend do të aplikohen testet e shpejta për pacientët e dyshuar me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se ky është një test shumë specifik dhe nuk ka nevojë të përsëritjes së tij për të konfirmuar rezultatin. 

Për aplikimin e testeve të shpeja, shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, zoti Andi Koraqi tregoi për Euronews Albania se fillimisht këto teste do të bëhen në poliklinikat e Tiranës.

“Jemi në një situatë me incidencë të lartë të COVID-19, mendohet që janë shumë njerëz të prekur nga COVID-19 ose që kanë rënë në kontakt me virusin.

Aplikimi i testeve të shpejta do të bëjë të mundur dedektimin më të shpejtë të këtyre personave të prekur me COVID-19. Këto teste do të fillojnë të aplikohen në fillim në poliklinikat e Tiranës, pra në shërbimet parësore. Këto do të jenë teste të mjekëve të familjes, janë teste të shpejta dhe nuk kërkojnë një personel të specializuar. Ato që do i bëjnë janë të trajnuar, por nuk kërkojnë një ekspertizë të lartë. Do të vazhdojnë paralelisht edhe testet e PCR-së”, u shpreh ai.

Zoti Koraqi tregoi më tej se në një fazë të dytë aplikimi i testeve do të shtrihet edhe në spitalet rajonale.

“Faza e parë e aplikimit është në Tiranë, pastaj do të shtrihen në të gjitha rrethet, spitalet dhe shërbimet parësore”, u shpreh ai. 

Ai shpjegoi më tej se koronavirusi është një virus që nuk pëson mutacione të shpeshta.

“Koronavorusi nuk është se karakterizohet nga mutacione të shpeshta. Mutacione që mund të ndodhin tek koronavirusi janë mutacione të vogla që nuk ndryshojnë sjelljen, apo në paraqitjen e jashtme të virusit. Kemi një virus të njëtrajtshëm. Mutacioni më i madh është ai që ka ndodhur diku nga qershorit”, u shpreh z.Koraqi.

Lexoni gjithashtu:

Vaksina anti-COVID, Manastirliu: Kemi bërë parapagimin prej 3.9 mln dollarë, do ta sigurojmë në kohë

Qytetarët shqiptarë të dyzuar për vaksinën kundër Covid-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026