Nis edicioni i katërt i ‘MIK Festival’ në Korçë

23 Korrik 2021 | 14:23

Mik Festival rikthehet në Korçë, në edicionin e katërt të tij. Për 4 netë ky eveniment do të sjellë artist të njohur shqiptarë dhe jo vetëm.

Për sopranon e njohur, Inva Mula, e cila është edhe organizatorja, ky vit do të jetë tejet i ndryshëm nga të mëparshmit, pasi dhe do të shtrihet në 3 Korçë, Kolonjë dhe Pustec.

“Jemi në edicionin e 4 dhe na mbushet goja kur themi që vijmë për vitin katër këtu. Ky vit është i veçantë, të gjithë keni etje për art. E dini që pandemia gjunjëzoi artin. Sot në jemi më shumë se çdo herë tjetër për të thënë që pa muzikë, art dhe skenë nuk ka jetë”, u shpreh znj. Mula.

Nata e parë ka nisur me “Miqtë e Operës të Berlinit”, ku 3 nga anëtarët e kësaj opere kanë luajtur për artdashësit korçare. Mes tyre, dhe dirigjentja shqiptare, Elda Laro.

I pranishëm ka qenë edhe vet ambasadori gjerman Peter Zingraf, i cili ka falënderuar që ky koncert ka nisur dhe si homazh për viktimat e fundit në Gjermani.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të vij në Korçë. Kam pritur shumë të vij sepse më pëlqen shume ky vend, ashtu edhe bashkëshortes sime. Është bukur të rikthehemi këtu për art dhe kulturë. Faleminderit edhe orkestrave për muzikën gjermane, e cila është një dedikim dhe homazh ndaj atyre që kanë ndërruar jetë në vendin tim si pasojë e përmbytjeve”, tha ambasadori.

Mik Festival do të mbahet edhe në ishullin e Maligradit në Pustec dhe Rehovë të Kolonjës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026