Nis festivali i filmit në Korçë, pjesëmarrës artistë nga 28 vende të botës
“Korça short film fest” ka startuar edicionin e tij të 9 në qytetin juglindor.
Filmat me metrazh të shkurtër nga dhjetëra vende të huaja dhe shqiptare do të paraqiten për disa ditë me radhë për publikun artdashës korçar dhe jo vetëm.
“Në total do të shfaqen 72 filma, janë 28 vende të ndryshme të botës që janë selektuar me filmat e tyre. 52 kineastë të ndryshëm, por edhe një shfaqje speciale për fokus Kosova, do të shfaqet një program i detajuar nga Doku fest. Synimi është të afrojë të rinjtë në një mënyrë alterviative tek arti dhe kultura. Për të futur lëndën e filmit ne shkollat e mesme, ku filma me metrazh të shkurtër të shihen dhe të analizohen, që ne shkollat e mesme. Përfshi pyetje, nuk e njohin”, u shpreh drejtori i festivalit, Gledis Bica.
Eroll Bilibani vjen nga Prizreni, i cili vlerëson festivalin e mbajtur në Korçë ndërkohë që bën thirrje për prodhim të këtyre filmave.
“Më beri përshtypje ngjashmëria e Korçës me Prizrenin, ngrohtësia në qytet, trashëgimia e pasur kulturore dhe ky vend fantastik ku do shfaqen filmat. Forma e filmit të shkurtër është një formë shumë interesante për të treguar rrëfimet e thjeshta, tregime të shkurtër, që mund të ndihmojnë filmberesve të tregojnë aftësitë e tyre”, tha ai.
Një tjetër kineast francez tregon mesazhin e filmit të përgatitur prej tij.
“Ne do të shohim disa filma në fakt, ende nuk e dimë mesazhet e tyre por filmi që unë kam përgatitur në Francë kërkon të promovojë kreativitetin dhe marrjen përsipër të rreziqeve për problemet sociale dhe ndihmën komunitare, këtë dua të shfaq edhe këtu”, theksoi Jeremy Laurichesse.
Festivali i filmit me metrazh të shkurtër mbahet çdo verë në Korçë, ndërkohë që në Shqipëri, ende ky lloj filmi nuk është i zhvilluar apo përqafuar nga të rinjtë.
LEXONI GJITHASHTU
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin e Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?