Nis fushata për zgjedhjet lokale në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut

23 Nëntor 2020 | 08:49

Këtë javë në Kosovë do të zhvillohen zgjedhjet lokale në dy komuna, atë të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka lënë partive 1 javë afat për të kryer fushatën, teksa zgjedhjet do të mbahen të dielën.

Votimet për Podujevë mbahen, pasi kryetari i kësaj komune Agim Veliu u emërua në postin e ministrit të Brendshëm të qeverisë së Kosovës. Ato ishin parashikuar të mbahen më 15 mars, por për shkak të pandemisë me koronavirus u shtynë për 29 nëntor.

Në lidhje me këto zgjedhje korrespondenti i Euronews Albania në Prishtinë, Jeton Musliu se në garë për komunën e Podujevës janë tre parti LDK, LVV dhe PDK.

“Sot fillon fushata elektorale, kjo fushatë po mbahet në kohë pandemie, pa tubime të mëdha, por megjithatë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo që garon për kryetar të komunës së Podujevës, do të mbajë një konferencë për mediat.

Do të nisë kështu fushata 5 ditore elektorale. Për komunën e Podujevës garojnë tre parti me nga një kandidat, LDK, LVV dhe PDK.

Zgjedhjet në Podujevë shihen edhe një test mes LDK-së dhe VV-së” u shpreh ai.

“Ndërsa sa i përket zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, garojnë disa kandidatë. Garon Lista Serbe, e cila është favorite, një kandidat i pavarur, LVV me një kandidat i PDK-së”, tha ai më tej. 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026