Nis gjyqi ndaj UÇK-së në Hagë, ish-komandanti Mustafa: Gjykata si zyra e Gestapos
Gjykata Speciale në Hagë, që po heton krimet e dyshuara të UÇK-së hapi të mërkurën çështjen e parë ndaj një ish-komandanti të njësisë paraushtarake, nën akuzën e torturimit të të burgosurve gjatë konfliktit të viteve 98-99 me Serbinë.
Në fillim të seancës, Salih Mustafa, 50 vjeç, u vetë deklarua i pafajshëm për akuzat për krime lufte, duke e krahasuar gjykatën e posaçme me policinë sekrete të epokës së nazizmit.
“Po, po, saktë. Nuk jam fajtor për akuzat e sjella këtu nga zyra e Gestapos”, tha Mustafa.
Ai akuzohet edhe për vrasje dhe drejtimin e një qendre burgimi, ku të burgosurit ishin subjekt i rrahjeve dhe torturave. Nga ana e tyre, prokurorët e çështjes sqaruan se në rastin e Mustafës viktimat ishin edhe shqiptarë të Kosovës.
“Akuzat ndaj të pandehurit lidhen me përfshirjen individuale të tij në burgimin, keqtrajtimin dhe torturimin e qytetarëve kosovarë. Ky proces lidhet me përgjegjësinë personale të zotit Mustafa, veprimet e të cilit kanë shkaktuar vuajtje dhe plagë të thella në trupat dhe mendjet e viktimave që përjetuan dhunën e tij”, u shpreh Jack Smith, prokuror i Gjykatës Speciale.
Pasi dëgjoi deklaratat e akuzës në hapje të seancës, Mustafa nuk u kthye në sallën e gjyqit për të dëgjuar deklaratat e avokatëve të viktimave.
I dyshuari kryesor i Gjykatës Speciale mbetet ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që u vetë dorëzua vitin e kaluar për t’u përballur me akuzat për krime lufte dhe kundër njerëzimit.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta