Nis komunikimi zyrtar Kosovë-Izrael

1 Tetor 2020 | 16:55

Disa javë pasi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se shteti hebre mirëpret Kosovën në librin e shenjtë të vendeve, hap ky që shënon njohjen e pavarësisë, ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla njoftoi se sot pati telefonatën e parë historike me ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi.Haradinaj-Stublla tha se kjo bisedë shënon një hap të rëndësishëm përpara në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

“Diskutuam mbi rëndësinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit dhe ndikimin e madh që ka kjo marrëdhënie për të dy vendet tona, e ndërtuar mbi bazat e miqësisë së jashtëzakonshme midis popujve tanë paqedashës,” – shkroi ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo shkroi se e siguroi homologun izraelit se Kosova është e përkushtuar me kapacitet të plotë për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke nderuar gjithashtu mikun dhe aleatin tonë të madh të përbashkët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“I konfirmova Z. Ashkenazi edhe qëllimin tonë për të hapur Ambasadën tonë në Jeruzalem”, theksoi diplomatja kosovare.

Ajo deklaroi se ka pranuar ftesën e Z. Ashkenazi për të vizituar Izraelin, dhe së bashku ra dakord për të zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit në Jeruzalem sa më shpejt të jetë e mundur.

“Vendosëm të shkojmë përpara menjëherë me një grup të përbashkët pune për të materializuar këtë arritje”, ka nënvizuar ministrja Haradinaj- Stublla.

Kosova ende nuk ka pranuar notë verbale diplomatike të njohjes nga Izraeli, që sipas zyrtarëve kosovarë, tashmë është punë e kryer por pritet vetëm konsumimi i procedurave që ka shteti hebre. Njohja e Kosovës nga Izraeli ishte pika e 18 e marrëveshjes Kosovë- Serbi të nënahkruar në Shtëpinë e Bardhë me 4 shtator në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump.

 

Lexoni gjithashtu:

Kosova shteti i parë me shumicë myslimane që do të hapë ambasadë në Jerusalem

Pikat kryesore të marrëveshjes Kosovë-Serbi, përfshijnë aspekte ekonomike dhe kufizime ndërkufitare

Çfarë u nënshkrua në Uashington, Euronews Albania zbulon marrëveshjen Kosovë-Serbi

Kurti: Serbia mori det dhe financa nga marrëveshja në Uashington, Kosova asgjë

Marrëveshja në Uashington, Rama: E vërteta e daljes së Serbisë në Adriatik

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026