Naftëtarët bllokojnë rrugën, përshkallëzon greva në Ballsh, paralajmërohet hyrja në uzinë
Naftëtarët e Ballshit, siç kishin paralajmëruar, kanë nisur sot përshkallëzimin e protestës, 15 ditë pasi një përfaqësi e tyre janë ngujuar në grevë urie.
Ata kanë bllokuar aksin kryesor të rrugës përballë Bashkisë së Ballshit në shenjë proteste për mos reagimin e autoriteteve përkatëse.
Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës u kërkoi naftëtarëve dhe qytetarëve që të nesërmen të vijnë të përgatitur sepse do të futen me force në Rafineri.
“Ne e kemi marrë vendimin, nuk shkëputemi nga protesta, do vazhdojmë deri në vdekje. Nesër do futemi në Uzinë, fundja fundit do e shesim uzinën, uzina e jona është”,- tha për Euronews Albania një prej protestuesve.
Përveç thirrjeve si “Duam lekët tona” apo “Uzina është e jona” Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve ka bërë thirrje që të gjithë të marrin miqtë dhe kolegët me vete sepse për hyrjen në Rafineri duhet të jenë më të shumtë në numër dhe të bashkuar.
Sipas raportimit të Salianjit, nëntë naftëtarë janë duke qëndruar ende të ngujuar ndërkohë që Sokol Dautaj ka dalë nga ambientet e grevës për t’ju bashkuar protestës.
“Uzina punon shumë mirë, në qoftë se investohet jep produkte të cilësisë ndërkombëtare. Përpara privatizimit të vitit 2008 kjo uzinë mbante 2200 punëtorë dhe ka furnizuar buxhetin e shtetit me mbi 10 miliardë lekë që do të thotë nuk kishte të ardhura ekonomike vetëm për zonën e Fierit, Mallakastrës por për gjithë Shqipërinë. Thuhet që është zemra e Ballshit (rafineria), nëse do ishte si para kaq viteve shtet do ishte zemra e Shqipërisë”,- shtoi një inxhiniere në laboratorin kimik të rafinerisë dhe drejtuese e repartit gjithashtu.
Lexoni gjithashtu:
Naftëtarët kërcënojnë: Nëse nuk marrim përgjigje për kërkesat tona, nesër do të hyjmë në Rafineri
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta