Shtyhet për të premten vendimi për ish-ministrin Tahiri

24 Qershor 2020 | 08:09

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krim të Organizuar shtyu për të premten seancën e fundit ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ku pritet të japë vendimin përfundimtar në lidhje me akuzat e shpërdorimit të detyrës në favorizim të trafikut të drogës.

Përpara se të hynte për në mjediset e gjykatës, Tahiri, i shoqëruar nga avokati i tij Maksim Haxhia, shkëmbeu batuta me gazetarët. Njërit prej tyre, i cili po e ndiqte me kamera, i këshilloi të bënte kujdes pasi mund të rrëzohej.

Përballë përgjigjes së gazetarit se “ishte mësuar” me punën e tij, Tahiri ironizoi se “kështu e hanë të gjithë”.

Seanca e sotme ndaj ish-ministrit u drejtua nga gjyqtari Dhimitër Lara, i cili mori kryesimin e trupës gjyqësore pas shkarkimit nga vetingu të Nure Drenit.

Para Dhimitër Larës, shorti pati caktuar Saida Dollanin, e cila dha dorëheqjen për shkak të konfliktit të interesit.

Gazetari i Euronews Albania, Xhevahir Zhabina, raportoi se në seancën e sotme ishte lënë që të lexohej vetëm vendimi përfundimtar, mirëpo duke qenë se tashmë gjyqtari është ndryshuar, Lara kërkoi kohë për njohjen e çështjes.

 

Ndaj Tahirit, prokuroria ka kërkuar dënim me 8 vite burg për trafik ndërkombëtar droge dhe grup i strukturuar kriminal. Gjykata e shkallës së parë e dënoi atë me 3 vite e gjysmë burg vetëm për shpërdorim detyre, dënim që u kthye në shërbim prove.

Vendimi i Apelit është i formës së prerë dhe nga ai vendoset edhe fati politik i Saimir Tahirit, pasi sipas ligjit të dekriminalizimit kushdo që ka një dënim të formës së prerë për shpërdorim detyre nuk mund të ushtrojë më funksione publike.

Vendimi i formës së prerë është i zbatueshëm menjëherë, më pas mbetet shkalla e fundit në Gjykatën e Lartë, ku palët mund të kërkojnë rekurs.

Që prej fundit të vitit 2017-të, ish-ministri Tahiri është akuzuar se në bashkëpunim me ish-drejtorin e policisë Vlorë, Jaeld Çela, ka favorizuar për të trafikuar drogë grupin e Moisi Habilajt, ky i fundit në vitin 2017 u dënua me 15 vite burg në Itali, por në muajin maj u kalua në arrest shtëpie pasi çështja e tij po rishqyrtohet në apel.

 

Lexoni gjithashtu:

Gjykata italiane liron nga burgu kushëririn e ish-ministrit Tahiri, dënuar me 15 vite për trafik droge

Dorëzohet ish-drejtori i policisë Jaeld Çela, u dënua për shpërdorim detyre bashkë me ish-Ministrin Tahiri

Shkarkohet gjyqtarja e Saimir Tahirit, Nure Dreni nuk mundi të kalojë filtrin e vettingut

Plotësohet trupa për gjyqin ndaj Saimir Tahirit, Dhimitër Lara nuk ka konflikt interesi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026