Gjykata e Tiranës lë në qeli efektivin që vrau Klodian Rashën
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për efektivin me iniciale N.H që vrau me armë zjarri 25-vjeçarin Klodian Rasha.
Mësohet se prokurori i çështjes Ardian Braho ka kërkuar këtë masë, e cila është aprovuar edhe nga gjyqtarja Shefkie Demiraj.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se në këtë seancë u paraqitet analiza e armës lidhur me gjurmët, por edhe ekspertiza balistike.
Ndërkohë sipas burimeve nga SHÇBA arma e gjetur nuk është e konfirmuar nëse i përkiste viktimës.
Në këtë seancë ka dëshmuar edhe efektivi i Policisë, i cili deklaroi para trupës gjykuese: “Kjo që me ka ndodhur mua nuk do ja uroja askujt. Merrni çfarë mase të doni”.
Klodian Rasha u vra me armë zjarri 4 ditë më parë nga një efektiv i forcave “Shqiponja” në zonën e Laprakës në Tiranë.
Për këtë ngjarje të rëndë qindra qytetarë kanë protestuar dy ditët e fundit në qytete të ndryshme të vendit.
Me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Sandër Lleshaj, protestat janë shoqëruar edhe me tensione, ku prej përplasjeve fizike dhjetëra punonjës të rendit kanë mbetur të lënduar.
Për këtë ngjarje ka dhënë dorëheqjen edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Ndërkohë pasditen e sotme pritet të zhvillohet një tjetër protestë.
Lexoni gjithashtu:
Hetimet për vrasjen e Klodian Rashës, Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për efektivin
”Kjo që më ndodhi mua nuk do ia uroja askujt”, flet efektivi që vrau Klodian Rashën
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta