Boçi në Parlament: 19 pr. ligje në një seancë çmenduri, Balla: Të heqim 4 nga rendi i ditës

27 Janar 2026 | 10:32

Në Kuvend ka nisur seanca plenare, ku në rendin e ditës përfshihen disa çështje të rëndësishme, mes të cilave rishikimi i buxhetit të vitit 2025 dhe ndryshimet në Kodin Penal.

Deputeti i PD, Luçiano Boçi në emër të opozitës kërkoi shtimin e numrit të seancave në Kuvend, pasi siç tha një rend dite i ngarkuar me 19 projektligje, po e bën Kuvendin qesharak.

“Po tentohet që kjo hapësirë të bëhet një hapësirë pa arsye, për të mos thënë e çmendur. Sot shoh që kjo hapësirë po bëhet tërësisht e çmendur. Listuar një seri pr.ligjesh të rëndësishme që i keni përmbledhur në një seancë të vetme dhe kjo është tërësisht pa arsye.
Ajo hapësira e çmendur ka një arsye objektive. Të bëhesh i çmenduar me dashje është qesharake. Po e bëni të çmendur dhe qesharake Kuvendin. Të fusësh 19 pr.ligje në një seancë është që t’u hedhur hi syve shqiptarëve. Shtoni seancat e kemi propozuar më parë. Kjo është të kthesh në kioskë Kuevndi, hajde kalojmë edhe një projektligj. Nëse vijojmë kështu, kjo nuk ka kuptim. Shtoni seancat, reflektoni”, tha Boçi.

Pas kërkesës së opozitës, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla propozoi shtyrjen e 4 projektligjeve: pr.ligji për lëndët narkotike, për barnat narkotike, për konfliktin e interesit, për diskriminimin. Kjo sipas tij pasi pr.ligjet në fjalë duhen konsultuar me Komisionin Evropian.

Deputeti i Mundësia, Erald Kapri kërkon heqjen nga rendi i ditës edhe të pr.ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Boçi dhe Tabaku kërkojnë heqjen nga rendi i ditës të pr.ligjeve që nuk kanë kaluar përmes procesit te konsultimit publik.

Seanca e sotme në Kuvend parashikon një rend dite të ngarkuar që përfshin mbi 20 pika për shqyrtim dhe miratim. Deputetët pritet të diskutojnë disa projektligje me ndikim të drejtpërdrejtë në drejtësi, përfshirë ndryshime në Kodin Penal, statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe funksionimin e institucioneve të pavarura.

Në rend dite janë edhe ratifikime marrëveshjesh ndërkombëtare që lidhen me tregtinë, pronësinë intelektuale dhe bashkëpunimin strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë. Seanca përfshin gjithashtu iniciativa ligjore për luftën kundër drogës, dhunës në familje, diskriminimit dhe konfliktit të interesit.

Pjesë e diskutimit do të jenë edhe çështje që prekin median audiovizive dhe kontrollin e armëve, ndërsa në fund është parashikuar debat për çështje jashtë rendit të ditës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 30 persona këtë të premte, pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme përpara godinës së Parlamentit....
14:11 | 24/07/2026

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin që po zhvillohet në fshatin...
13:31 | 24/07/2026

Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar theksoi se reagimi i qytetarëve në protestë nuk buron nga...
12:54 | 24/07/2026