Nis seanca për çështjen e teatrit, Dervishaj: Të gjithë ishin dëshmitarë se si u prish godina
Ka nisur sot në Gjykatë seanca për çështjen e Teatrit Kombëtar, që u shemb majin e vitit të kaluar.
Këshilltari për Çështjet Ligjore i presidentit, Bledar Dervishaj, bëri një parashtrim të shkeljeve të pretenduara të Kushtetutës nga ana e qeverisë.
Për mënyrën e prishjes së teatrit, Bledar Dervishaj tha se të gjithë ishin dëshmitarë dhe panë se si Teatri u shemb ndërkohë që aktivistë, aktorë dhe shoqëri civile ishin brenda godinës.
Pikat kryesore që z. Dervishaj theksoi janë krijimi i një ligj special për kontratën e godinës së re të teatrit me VKM dhe nga ana e Këshillit Bashkiak si edhe miratimi i këtij ligji nga Kuvendi, një kohë kur Gjykata nuk funksiononte.
“Çështja ka nisur që në 2018, mars që person me daljen jashtë funksionimit të Kushtetueses, që u hodh ideja e një ligji special, të një zone në qendër të Tiranës, jo vetëm për Teatrin Kombëtar, që kishte ardhur sipas bashkisë nga fusha SHPK si pronar i një trualli toke afër Bashkisë. Shumë shpejt më 26 qershor 2019 u krijua ligji special për ndërtimin e Teatrit Kombëtar dhe zonës aty pranë”, u shpreh z. Dervishaj.
“Çuditërisht me 26 shkurt 2020 Bashkia e Tiranës tërhiqet nga ligji special dhe kishte vendosur qe në bashkëpunim me qeverinë do e ndërtonin teatrin me fonde publike. Kjo është e çuditshme pasi pak kohë më parë të njëjtat persona qe kishin vendosur ta ndërtonin me fonde publike thoshin që buxheti i shtetit nuk mundet qe ta ndërtonin pasi i mungonin fondet”, shtoi ai.
Z. Dervishaj përmendi se pavarësisht thirrjeve të presidentit, Këshilli i Ministrave vendosi për shëmbjen e Teatrit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta