Nis sot faza e 1/16 në Ligën e Kampionëve, PSG e etur për fitore

15 Shkurt 2022 | 11:24

Pas ndarjes në grupe nis sonte në mbrëmje faza e radhës e Ligës së Kampionëve. Përballja e parë luhet në Parc de Prince, mes PSG dhe Real Madrid.

Ndërsa më 16 shkurt Inter përballet me Liverpool. Faza e 16 e Ligës së Kampionëve zgjat deri më 16 mars.

“Nuk ka një favorit. Mendoj se është një ndeshje me eliminim direkt që mund të jetë edhe finalja e Champions League për shkak të emrave te të dy skuadrat, lojtarëve dhe cilësisë. PSG ka pritur më shumë se 50 vjet për të fituar këtë titull dhe ne jemi aspirantë”, u shpreh Pochettino.

Skuadra e Mauricio Pochettino do të hyjë në garën e së martës pas një fitoreje 1-0 ndaj Rennes në Ligue 1.

Gjigantët francezë janë të dëshpëruar për të ngritur Kupën e Evropës. Më 16 shkurt përballen edhe Sazlburg me Bayern Munich. Më 22 shkurt Chelsea pret Lille, ndërsa Villareal, Juventus.

Faza e parë mbyllet me 23 shkurt me Benfica-Ajax dhe Atletico Madrid-Manchester United.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026