Nis sot faza e fundit e Superligës, ekipet me laps e me letër në dorë
Nis sot faza e katërt dhe ajo e fundit e sezonit të Superligës. Te gjitha skuadrat tashmë janë me laps e letër në dorë për të bëre llogaritë e fundit. Çdo hap i gabuar kushton shtrenjtë në këtë pikë të sezonit pasi koha nuk premton më.
Një ndeshje mjaft vendimtare do jetë për Kukësin që gjen përballë partizanin. Një hap i gabuar i verilindoreve do të komprometonte jo pak shanset për titullin kampion, diferenca me Tiranën për momentin është 9 pikë dhe një rezultat jo i mirë në ndeshjen e sotme për verilindorët e bën akoma më të vështirë rrugën drejt titullit.
Ndeshje mjaft e rëndësishme do jetë edhe për partizanin që ka ndoshta shansin e fundit për të kapur trenin për në kupat e Evropës pasi lufta edhe shume e forte. Ndërkohë Tirana kryesuese pritet të këtë një ndeshje jo fort të vështirë përballë luftëtarit në Gjirokastër, të paktën në letër.
Futbollistët e bardhe blu ditën e djeshme kryen edhe testet e COVID-19 dhe pasi e gjithë skuadra rezultoi negative e gjithë vëmendja kaloi te ndeshja përballë luftëtarit .
Deri në fund janë edhe 9 ndeshje për tu luajtur që do jenë si 9 finale. Tirana është dukshëm e favorizuar për të arritur titullin kampion por ka akoma edhe pak punë për të bërë për të qenë e sigurt. Tashmë të gjitha skuadrat, me përjashtim të flamurtarit dhe luftëtarit që me sa duket e kanë prerë biletën për një kategori më poshtë, do jenë me gazin në maksimum pasi do të luhet për gjithçka ose asgjë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta