Nis sot lehtësimi i masave, baret hapur deri në 22:00, rikthehen fluturimet me Britaninë e Madhe

12 Prill 2021 | 08:35

Prej ditës së sotme lehtësohen masat anti-COVID në vendin tonë. Ora policore është shtyrë nga 20:00 e mbrëmjes në 22:00 deri në 6 të mëngjesit.

Kështu, qytetarët kanë mundësi qarkullimi edhe dy orë të tjera, ashtu sikurse edhe bizneset  zgjasin aktivitetin e tyre. Një tjetër masa lehtësuese që u vendos një dite me parë nga Komiteti Teknik i Eksperteve është rinisja e fluturimeve me Britaninë e Madhe.

Vendimi hyn në fuqi ditën e sotme dhe këto masa do të aplikohen për dy javë, deri më 26 prill, një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Komiteti Teknik i Eksperteve e argumentoi vendimin me rënien e infektimeve me coronavirus në vendin tonë gjatë 2 javëve të fundit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026