Nis sot vaksinimi në Kosovë, të parët vaksinohen personeli shëndetësor dhe personat mbi 80 vjeç
Nis sot zyrtarisht procesi i vaksinimit anti-COVID në Kosovë.
Vaksinimi do të kryhet në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetor”, për t’u shtrirë më pas edhe në komuna të tjera. Të parët që do të fillojnë të vaksinohet do të jenë personeli shëndetësor të cilët janë në vijë të parë të frontit dhe personat mbi moshën 80-vjeçare me sëmundje kronike më të rënda. 24 mijë qytetarë do ta marrin dozën e parë të vaksinës ndërsa doza e dytë do të injektohen me sasinë e radhës së vaksinave që pritet të mbërrijë në Kosovë.
Mbrëmë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u vaksinua në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, e më pas zyrtarja e OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli, infektologu Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi.
Të dielën mbrëma mbërriti në Kosovë kontingjenti i parë i vaksinave anti-COVID me rreth 24 mijë doza. Këto dërgesa, të parat për Kosovën, janë siguruar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta