Nis takimi i G20 në Indi| Mungojnë Putin dhe Xi Jinping, shtetet ndahen për Ukrainën
Takimi i G20-ës ka fillur në Nju Delhi me mungesën e dy figurave kryesore, ndërkohë që asnjëri prej të cilëve nuk ka shpjeguar arsyet e bojkotit. Presidenti rus Vladimir Putin as nuk planifikon të bëjë një videomesazh, duke dërguar në vend të tij ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov. Disa ekspertë thonë se Putini po i shmanget urdhrit të arrestimit nga Gjykata Ndërkombëtare kundër Krimeve, edhe pse India nuk është anëtare e kësaj Gjykate. Ose kreu i Kremlinit po kërkon të mos përballet personalisht me kritika dhe akuza për shkak të luftës në Ukrainë.
Arsyet pse mungon lideri kinez Xi Jinping janë gjithashtu të paqarta. Kina do të përfaqësohet nga kryeministri Li Qiang. Disa ekspertë thonë se Xi dëshironte të qëndronte në “të njëjtën valë” me Rusinë, ndërsa të tjerë spekulojnë se Xi nuk do të përballet me zotin Biden. Gjithashtu, marrëdhëniet e Kinës me shtetin pritës, Indinë, nuk janë më të mirat për momentin. Gjithsesi, ndarja brenda radhëve të G20 është e dukshme.
Mediat raportojnë se delegacionetkanë mundur të arrijnë konsensus për të gjitha temat… përveç Ukrainës. India mikpritëse u largua kur pjesëmarrësit do të denonconin agresionin rus. Udhëheqësit perëndimorë – Joe Biden dhe Rishi Sunak në veçanti – kanë deklaruar se do të përpiqen të shfrytëzojnë takimin për të inkurajuar Indinë të marrë një “qasje diplomatike aktive” ndaj Rusisë.
Ndërsa Përfaqësuesit e Bashkimit Europian duan të tërhiqnin vëmendjen mbi çështjet globale të sigurisë ushqimore, temë e lidhur drejtpërdrejt me luftën në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Biden i zhgënjyer nga Xi, refuzoi të marrë pjesë në samitin e G20
- Kremlini: Putini nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-ës
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë