Kremlini: Putini nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-ës

7 Shtator 2023 | 20:46

Presidenti rus, Vladimir Putin nuk planifikon të marrë pjesë në samitin e grupit të 20 vendeve më të industrializuara në botë, G20, përmes video-lidhjes, ka thënë të enjten Kremlini.

Sipas zyrtarëve rusë, Putin nuk do të udhëtojë në Nju Delhi për takimin e G20-ës, sepse dëshiron të qëndrojë në Moskë dhe të koncentrohet në luftën në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se në vend të Putinit, në samit do të marrë pjesë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Në gusht, Putin ka marrë pjesë në samitin e BRICS-it (Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut) që është mbajtur në Johanesburg, por vetëm përmes video-lidhjes.

Ai nuk ka marrë pjesë fizikisht, për shkak të një fletarrestimi të lëshuar kundër tij nga Gjykata Ndërkombëtare Penale lidhur me dyshimet për krime lufte, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Nuk është komentuar nëse shqetësime të njëjta ka pasur Putin edhe për udhëtimin eventual në Indi.

Putin pritet t’iu kushtojë vëmendje këtë fundjavë edhe zgjedhjeve rajonale që do të mbahen në Rusi.

Zgjedhjet do të mbahen edhe në territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

As Ukraina, as shumica e vendeve të botës nuk i njohin zgjedhjet që do të mbahen në zonat e pushtuara.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026