Nis rapid test për COVID-19, kryehen 300 testet e shpejta të para në Tiranë
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar Qendrën Shëndetësore nr. 10 ku ka nisur që prej ditës së djeshme testimi i shpejtë për COVID-19. Testi i shpejtë kryhet me rekomandim të mjekut të familjes në ditën 3-4 të shfaqjes së simptomave të para.
“Nga dje janë hapur 6 pika të testimit të shpejtë, kemi organizuar të gjithë punën me stafet e epidemiologëve, laborantëve dhe infermierëve të njësive të kujdesit shëndetësor me strukturat tona në qendrat shëndetësore ku janë përcaktuar këto pika”, u shpreh znj. Manastërliu.
Testi i shpejtë kryhet sipas udhëzimeve që jep mjeku i familjes ku në ditën e parë të funksionimit të këtyre pikave janë kryer 300 testet e para. Ministrja e Shëndetësisë tha se, në Shqipëri deri tani kanë mbërritur 100 mijë teste të shpejta ndërsa vijon furnizim në mënyrë që me anë të këtyre testeve të identifikohen që në fillim personat e prekur.
“Çdo pikë e hapur në Tiranë për testimin e shpejtë në komunitet mbulon rreth 100,000 banorë, të cilët, kur kanë shenja apo dyshime, kanë qenë pjesë e kontaktit që kanë rezultuar pozitiv. Vetëm ditën e djeshem me hapjen e 6 pikave janë më shumë se 300 testime të kryera, ndërkohë që prej fillimit të testimit të shpejtë janë më shumë se 12 mijë teste të shpejta të antigenit që janë kryer. Në të gjithë Shqipërinë do të hapen pikat e testimit të komunitet dhe në spitalet rajonale janë vendosur strukturat e nevojshme për testin e shpejtë krahas testit klasik”, u shpreh znj. Manastërliu.
Në fakt, nisja e testimit të shpejtë ishte paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë më shumë se dy javë më parë por për arsye që nuk dihet procesi ka nisur vetëm dje.
“Testimi i shpejtë i antigenit do të nisë nga dita e hënë, fillimisht në Tiranë dhe do të jenë epidemiologët që do ta kryejnë në kuadër të hetimit epidemiologjik në vatrat e evidentuara që do të vlerësohen prej tyre dhe që kanë një rëndësi kyçe për transmetimin e infeksionit, bazuar në udhëzuesin e miratuar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe nga Komiteti Teknik i Ekspertëve”, pati deklaruar ministrja e Shëndetësisë më 4 dhjetor.
Rapid test është efektiv për pesë ditët e para të prekjes nga coronavirus ndërsa pas këtij afat nuk mund të aplikohet më dhe se në të tilla raste do të përdoret tamponi. Gjithashtu tha se për personat që nuk kanë simptoma testi i shpejtë nuk vlen. Procedura për kryerjen e testimit të shpejtë është thuajse e njëjte me atë klasikun por përgjigja merret brenda 30 minutave.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta