Nis vaksinimi i punonjësve të policisë në mjediset e ‘Air Albania’

3 Prill 2021 | 09:55

Prej mëngjesit të sotëm, në orën 08:30 në mjediset e stadiumit “Air Albania” ka nisur procesi i vaksinimit të punonjësve të policisë.

Të parët që janë vaksinuar kanë qenë drejtuesit madhorë të policisë, mes tyre kreu i uniformave blu, Ardi Veliu.

Në organiken e policisë janë rreth 12 mijë efektivë që pritet të injektohen me vaksinën anti-COVID.

Ndërkohë, ky proces ka nisur në të gjitha drejtoritë vendore të Policisë.

Drejtoria e Policisë në Berat ka qenë e para që ka përfunduar procesin e vaksinimit të të gjithë efektivëve.

Po kështu, nisi edhe procesi i vaksinimit të gazetarëve dhe operatorëve i cili do të vijojë çdo ditë në orën 15:00 në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet.

Ky proces ka nisur si fillim vetëm në Tiranë, e në ditët në vijim pritet të vaksinohen edhe punonjësit e mediave në rrethe.

Lexoni gjithashtu:

Nis nga sot vaksinimi i gazetarëve të terrenit, Manastirliu: Nesër vijojmë me policët

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026