Nis viti shkollor në Kosovë, jo më shumë se 20 nxënës në klasa
Këtë të hënë nis viti i ri shkollor parauniversitar edhe në Kosovë, me prani fizike të nxënësve në shkolla.
Sipas vendimit të fundit të qeverisë, në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës.
Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.
Viti i ri shkollor duhej të niste më 1 shtator, por u shty për shkak të situatës me pandeminë.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se 90% e mësuesve dhe stafit që punon në shkolla janë vaksinuar dhe 65% e tyre kanë marrë të dyja dozat.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia një ditë më parë paralajmëroi se vazhdimisht do të bëhen testime të nxënësve dhe mësuesve.
Ndërkohë, mediat raportojnë se organizatorët e protestave në veri të vendit, kanë vendosur që mos ta fillojnë sot procesin mësimor.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta