Nisin punimet për bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë

20 Janar 2022 | 12:15

Këtë të enjte kanë nisur punimet për realizimin e projektit për ndërtimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Gjatë ceremonisë për nisjen e punimeve në këtë bazë, kryeministri Edi Rama tha se investimi do të rrisë rolin ushtarak e politik të vendit dhe do të sjellë përftime ekonomike e sociale për zonën.

Sipas tij, vendimi për të përzgjedhur këtë mjedis duke e transformuar në një bazë ajrore taktike të aleancës në rajon, konfirmon faktin se Shqipëria është një vlerë e shtuar në këtë aleancë.

“Falë mbështetjes që po gjejmë nga SHBA dhe strukturat e saj të mbrojtjes, po vetëdijësohemi se nëse investojmë në mënyrë inteligjente dhe adresojmë në rrugën tonë të forcimit dhe njëkohësisht të rritjes së cilësisë së forcave tona ushtarake ashtu siç duhet ne mund të jemi vlerë e shtuar për NATO-n edhe me projekte të tjera. Sot po shohim të realizuar një projekt që ishte përqeshur nga shumë njerëz tre vjet më parë kur u prezantua”, tha Rama.

Investimi për rindërtimin e bazë ajrore të Kuçovës kap vlerën e 50 milionë eurove dhe do të jetë baza më e madhe e NATO-s në rajon.

Aeroporti i Kuçovës do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizimet ajrore, mbështetje logjistike, vëzhgim ajror si dhe për trajnimin dhe stërvitjen e forcave të Aleancës, por edhe bazë kombëtare për forcat ajrore të Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026