Nisin testimet e BKH, provimi “logjik” kalohet nga 192 kandidatët e parë të testuar
192 nga 200 kandidatët e parë të cilët iu nënshtruan provimit logjik kanë arritur të kalojnë në fazën tjetër të vlerësimit për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Aktualisht procesi i testimit logjik vijon për 224 kandidatët e tjerë qe janë në garë.
200 nga 424 kandidatë të kualifikuar për në fazën e dytë të vlerësimit për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zhvilluar provimin logjik prej 30 pyetjesh, paraditen e kësaj të mërkure në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Pas përfundimit të procesit të testimit, kandidatët janë njohur me rezultatet ku vetëm 192 prej tyre kanë arritur të grumbullojnë 12 pikë që është dhe minimum për të kaluar në fazën tjetër atë të testit të aftësive fizike.
Kandidatët në garë për t’u bërë pjesë e FBI-së Shqiptare pas përfundimit të testimit logjik u shprehën për Euronews Albania se provimi ishte i thjesht dhe logjik.
Testimi logjik vijon të jetë në proces, pasi prej orës 14:00 provimit i janë nënshtruar edhe 224 kandidatë të tjerë, të cilët gjithashtu u duhet të sigurojnë të paktën 12 pikë për të kaluar në fazën tjetër të vlerësimit.
Në përfundim të fazës së dytë të kandidatët fitues do të kalojnë në 2 teste të tjera, atë të aftësive fizike dhe në makinën e së vërtetës. Përmbyllja e këtyre fazave do të nxjerrë dhe 60 kandidatët fitues që do t’i bashkohen Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta