Niveli i ujit mbi 40 cm, vijon e bllokuar rruga në Obot! Situata në Bashkinë Shkodër e qëndrueshme
Situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme, me nivele të ujit nën kuotat kritike dhe pa problematika të evidentuara. Në Obot vazhdon të jetë e bllokuar rruga për mjetet e ulëta. Rruga është e kalueshme vetëm me mjete të larta.
Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 40cm. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht ne fshatrat Obot, Muriqan. Në Dajç janë përmbytur 20 Ha, kryesisht në Pentar ndërsa në Velipojë vlerësohet se janë përmbytur 101 Ha.
Nivelet e ujit në lumenjtë Bunë dhe Drin mësohet se mbeten të kontrolluara dhe brenda parametrave të sigurisë. Në Urën e Vjetër të Bunës, niveli i ujit është 8.10 m, ndërsa në Urën e Bahçallëkut, lumi Drin paraqitet në kuotën 7.50 m.
Në Njësinë Administrative Dajç, kuota e ujit është 6.20 m. Rënia e prurjeve në lumenjtë Kir dhe Gjadër, mungesa e reshjeve të shiut dhe ulja e temperaturave po ndikojnë pozitivisht në stabilizimin e situatës hidrike në territor.
Mësohet se sipërfaqe totale e përmbytur janë 221 Ha. Gjithashtu bëhet me dije se nuk ka asnjë banesë të përmbytur dhe me prezencë uji në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta