“Niveli mizorisë si në kohën e Stalinit…”- kritiku i Putinit do përballet me burg
Oleg Orlov ka qenë një kritik i hapur i të dy luftërave që po bën aktualisht Kremlini, luftës në Ukrainë dhe, në atdhe, luftës kundër mospajtimit. Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, mijëra rusë janë ndjekur penalisht sipas ligjeve të reja të krijuara për të mbytur kritikat ndaj përpjekjeve luftarake të vendit.
Orlov, i cili është 70 vjeç, është në gjyq për dyshimin se ka thyer një nga këto ligje. Ai do të përballet me deri në tre vjet burg për “diskreditimin” e përsëritur të ushtrisë ruse me kritikat e tij për luftën në Ukrainë.
Neni 29 i Kushtetutës ruse garanton në të vërtetë lirinë e fjalës. Mirëpo kjo është vetëm në letër ndërsa në realitet, rusët që kritikojnë publikisht ata që janë në pushtet këtu po marrin një rrezik të konsiderueshëm.
Autoritetet ruse kanë ngritur ligje represive që mund të përdoren për të ndëshkuar kritikët e qeverisë dhe kundërshtarët e luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Para së gjithash, Kushtetuta ruse garanton lirinë e fjalës. Unë shkrova një artikull duke paraqitur vlerësimin tim të ngjarjeve. Ajo që po ndodh në Ukrainë, le të jemi të qartë dhe ta quajmë luftë, është kundër interesave të Rusisë dhe qytetarëve rusë. Sa i përket ruajtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, kjo është një shaka e keqe.
Më kujton George Orwell: Lufta është paqe dhe liria është skllavëri. Të pretendosh se lufta në Ukrainë është “në interes të paqes ndërkombëtare është thjesht marrëzi. Shkalla e represionit dhe numri i rasteve të kujton epokën e udhëheqësit sovjetik Leonid Brezhnev, por nga niveli i mizorisë dhe nga kohëzgjatja e burgjeve që jepen, është si koha e Stalinit”,-ka thënë më herët Oleg Orlov.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta