Një aktore ukrainase në Korçë, mesazh kundër luftës në Festivalin e monodramës

17 Qershor 2022 | 22:02

Aktorja ukrainase Marina Ivashchenko ndodhet në juglindje, pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës.

Ajo tregon se do të sjellë në skenë një gazetare ruse, të vrarë gjatë konfliktit në vendin e saj.

“Vijmë në këtë festival me një shfaqje shumë të rëndësishme për ne Zërat e Anës, e cila flet për një  gazetare ruse që u vra dhe tregon për jetën e saj. Por është më i rëndësishëm mesazhi që përcjell pjesa, që është kundër luftës dhe kjo temë është për fat të keq aktuale tani në Ukrainë”, u shpreh ajo.

Mesazhi i kësaj drame do të jetë kundër luftës, mesazh që po mishërohet çdo ditë në Ukrainë.

“Ana ishte shumë kurioze dhe fliste për këto gjëra dhe për fat të keq pagoi për këtë më jetën e saj. Ajo thotë qe duhet te ecim përpara dhe të jemi të fortë dhe të themi të vërteten dhe e vërteta është që lufta po vazhdon dhe duhet të mbarojë”, shtoi ajo.

Aktorja tregon se prindërit e saj momentalisht janë në Ukrainë, së bashku me një pjesë të miqve të saj, duke përjetuar tmerret e luftës çdo ditë.

“Unë jam nga Ukraina por jetoj në Itali. Prindërit e mi janë në Ukrainë edhe miqtë e mi po ashtu janë në Kharkiv, në fronin me Rusinë një qytet që është shkatërruar dhe ku lufta s’ka mbaruar. Qyteti vazhdon të bombardohet, shumë vende janë shkatërruar. Prindërit e mi banojnë në qendrën historike të qytetit e cila nuk u shkatërrua kështu as gjatë Luftës së Dytë Botërore. Disa lagje janë shkatërruar aq shumë sa është e pamundur të jetohet në to”, tha Marina.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026