Një avion luftarak amerikan rrëzohet mbi Iran
Një avion luftarak i Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rrëzuar mbi territorin e Iranit, sipas tre burimeve amerikane, duke konfirmuar raportimet e mediave shtetërore iraniane.
Presidenti amerikan, Donald Trump, është informuar për incidentin.
Sipas pretendimeve të mediave iraniane, rrënojat e avionit të rrëzuar janë publikuar në fotografi, duke sugjeruar se mjeti është goditur nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike. Fillimisht u raportua se bëhej fjalë për një avion të tipit F-35 Lightning II, por analiza e imazheve nga CNN sugjeron se më shumë gjasa është një F-15 Eagle.
Burime amerikane konfirmuan rrëzimin, ndërsa përpjekjet për shpëtimin e ekuipazhit dyshohet se janë dokumentuar në video të publikuara në rrjetet sociale. Sipas agjencisë iraniane Tasnim, kërkimet për pilotët nuk kanë dhënë ende rezultat.
Ndërkohë, në provincën Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad, banorët lokalë kanë ofruar shpërblime për këdo që gjen ekuipazhin gjallë, ndërsa një futbollist iranian ka premtuar edhe medaljet e tij si shpërblim.
Deri tani, ushtria amerikane dhe Shtëpia e Bardhë nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi rrethanat e rrëzimit.
Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani