Një ditë para nisjes së fushatës KQZ bën apel për respektimin e Kodit Zgjedhor
Përmes disa shkresave zyrtare, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka kërkuar kryetarëve të partive politike dhe drejtuesve të institucioneve që të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të mos përdorin burimet publike për fushatën që nis zyrtarisht nesër. Celibashi ka kujtuar se për çdo rast shkeljeje do të ketë ndëshkime.
“Duke marrë në konsideratë raportet e para të depozituara nga monitoruesit, KQZ i bën apel të gjithë drejtuesve të institucioneve publike të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të përmbushin detyrimet e tyre sipas Kodit Zgjedhor,” – thekson në letrat e tij Celibashi, i cili u ka përcjellë bashkive edhe udhëzimet për afishimet e materialeve informuese gjatë fushatës.
Në shkresën drejtuar ministrive, Celibashi kujton se Kodi Zgjedhor “u ndalon subjekteve zgjedhore përdorimin e burimeve publike në mbështetje të fushatës”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kërkon partive dhe institucioneve që të kenë kujdes në afishimin e reklamave dhe posterave duke i qëndruar strikt rregullave. Sipas KQZ standardet e zgjedhjeve do të ndikohen, nga respektimi këtyre rregullave të fushatës e deri në ditën e votimit.
Me Kodin e ri Zgjedhor partive politike u kërkohet që të gjitha materialet propaganduese që do të afishohen gjatë fushatës duhet të shoqërohen me shënimin “prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të: kandidatit/subjektit zgjedhor”.
Për “mosbashkëpunim” apo “pengim” të partive apo kandidatëve ndaj udhëzimeve të KQZ-së, subjektet politike mund të ndëshkohen me gjobë nga 2 deri në 3 milionë lekë si dhe “pezullim të financimit publik të partisë deri në 5 vite”.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta