Firmoset arresti për Alaudin Malajn, ish-kreu i Gjykatës së Apelit u konfliktua me djemtë për një makinë
Policia e Tiranës ka firmosur fletë-arrestin për ish-gjyqtarin e Apelit Tiranë, Alaudin Malajn. Ky i fundit u shoqërua një ditë më parë nga uniformat blu të kryeqytetit pas një konflikti me djemtë e tij në zonën e parkut të Liqenit Artificial lidhur me një mosmarrëveshje rreth pronësisë së një makine.
Konflikti ka degjeneruar deri në përplasje fizike me ish gjyqtarin që nuk ka kursyer as ofendimet për efektivët e policisë.
Arrestimi i Maljat që më herët ka mbajtur edhe postin e kreut të Gjykatës së Apelit Tiranë vjen pas kallëzimit të bërë nga djemtë e tij në komisariatin numër 2 në Tiranë që ka kryer te gjitha veprimet nga shoqërimi dhe arrestimi i Alaudin Malajt.
Krahas fletës së arrestit, uniformat blu kanë nisur edhe procedimin në gjendje të lirë të vëllait të ish- gjyqtarit.
Më herët për djemtë e mitur të ish-gjyqtarit gjykata kishte lëshuar urdhër mbrojtje. Në këto kushte ndaj ish-kreut të Apelit Tiranë tashmë rëndojnë akuzat “Dhunë në familje e përsëritur”, “Dhunë në familje në prani të të miturve”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” si dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.
Aludin Malaj është një emër jo pak i lakuar mediatikisht jo vetëm për karrierën e tij prej 27 vitesh në sistemin e drejtësisë, por edhe për shkak të konflikteve të shpeshta familjare që ka pasur.
Ndërkaq, në korrik të këtij viti ai e paraqiti dorëheqjen nga gjyqtar i Apelit të Tiranës përmes një letre drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Lexoni gjithashtu:
Shoqërohet në polici ish-gjyqtari Alaudin Malaj për konflikte familjare
Publikohen pamjet e shoqërimit në polici të ish-gjyqtarit Alaudin Malaj, ofendime ndaj efektivëve
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta