Një i vdekur dhe 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

26 Qershor 2021 | 15:30

Në Kosovë si pasojë e COVID-19 ka humbur jetën një qytetar, ndërsa 11 të tjerë janë konfirmuar pozitivë.

Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, e cila thotë se infektimet e reja janë zbuluar pas kryerjes së 1658 testeve të dyshuara.

Gjatë 24 orëve të fundit gjashtë qytetarë janë shëruar, duke e çuar këtë shifër mbi 105 mijë. Aktualisht bëhet e ditur se në të gjitha qytetet e Kosovës janë të konfirmuar 170 raste aktive.

Ministria e Shëndetësisë thekson se procesi i vaksinimit vijon të kryhet tek ato grupe shoqërore, të cilat janë klasifikuar si më të rrezikuara nga epidemia e COVID-19.

Bazuar në këto sfida, qeveria e Kosovës ka rishikuar buxhetin për vitin 2021, ku prioritetet kryesore i ka vendosur tek rimëkëmbja e ekonomisë pasi përhapja e virusit dhe ndalimi i aktiviteteve në shumë sektorë ka krijuar hendek të madh në sektorin ekonomik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026