Një i vrarë dhe dy të plagosur në Mitrovicë

17 Prill 2021 | 15:38

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Mitrovicës në Ksoovë. Raportohet se një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një përleshje me armë në vendin e quajtur si  “Tregun e Gjelbër” .

“Rreth orës 11:27, policia në Mitrovicë është njoftuar për një rast në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku është përdorur arma e zjarrit. Policia ka kuptuar se një person, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.  Raportohet se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë”, raporton policia.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, e cila la pas një të vdekur dhe dy të plagosur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026