Një ish-gjeneral në krye të Çekisë, qytetarët: Tani nuk kemi turp për presidentin

30 Janar 2023 | 12:08

Ish gjenerali Petr Pavel ka fituar një tjetër “betejë” të ashpër, këtë herë në kutinë e votimit. 61-vjeçari, një veteran i dekoruar që mori pjesë në një mision paqeruajtës të lartë në Ballkan dhe përfaqësoi vendin si një gjeneral i nivelit të lartë të NATO-s, u  zgjosh president i Cekisë duke mposhtur ish-kryeministrin miliarder Andrej. Babiš.

“Pashë se në këto zgjedhje mbizotëruan vlerat si e vërteta, dinjiteti, respekti dhe përulësia”, u shpreh presidenti i ri.

Megjithëse presidentët çekë kanë pak pushtet, Pavel do të ketë ndikim mbi politikën e jashtme dhe opinionin e qeverisë, si dhe fuqinë për të emëruar kryeministra, gjyqtarë kushtetues dhe bankierë qendrorë.

“Jam i lumtur sepse pas 20 vitesh kemi një president për të cilin nuk na vjen turp. Nuk u manipulua dhe e vërteta fitoi” u shpreh një qytetar.

I besueshëm për të kaluarën  tij ushtarake, Pavel është zotuar të sjellë “rend” në Çeki, me 10 milionë banorë, e goditur nga inflacioni dhe trazirat ekonomike për shkak të luftës në Ukrainë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)

Një sulm rus në portin ukrainas të Odessa- s në Detin e Zi ka vrarë të paktën tre persona , tha një zyrtar lokal të...
08:24 | 15/07/2026

Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani

Ushtria e Jordanisë njoftoi këtë të mërkurë se mbrojtja e saj ajrore ka kapur dhe rrëzuar tre raketa të lëshuara nga Irani. Nuk pati viktima...
08:20 | 15/07/2026

“Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se sulmet ajrore kundër Iranit do të vazhdojnë derisa ai të vendosë se “është mjaft”. Teherani dhe...
08:13 | 15/07/2026