Një mjet shpërthen në kufirin Kanada-SHBA, mbyllen përkohësisht 4 pikë-kalimet
Një automjet ka shpërthyer në një urë që lidh SHBA-në dhe Kanadanë.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave FBI ka thënë se situata është “kritike”.
Shpërthimi besohet të ketë ndodhur në një pikë kontrolli në Urën Rainbow në Ujëvarat e Niagarës.
Pamjet dhe videot që supozohet se janë realizuar nga skena, treguan një zjarr dhe atë që mendohej se ishin mbeturina në tokë.
Edhe guvernatori i shtetit të Nju Jorkut konfirmoi gjithashtu se kishte pasur një incident në urë dhe autoritetet po monitorojnë nga afër situatën.
Në një deklaratë, guvernatorja Kathy Hochul tha: “Jam informuar për incidentin në ‘Urën e Ylberit’ në Ujëvarat e Niagarës dhe ne po monitorojmë nga afër situatën”.
“Agjencitë shtetërore janë në terren dhe të gatshme për të ndihmuar.”
Ura lidh të dy vendet përmes lumit Niagara.
Komisioni i urës së Niagara Falls raporton se të katër pikat kufitare që lidhin Ontarion në Kanada me Nju Jorkun perëndimor janë mbyllur.
Ato janë Rainbow, Lewiston, Whirlpool dhe Peace Bridges.
Në një deklaratë për ‘X’, FBI në Buffalo shkroi: “Zyra në terren e FBI, Buffalo po heton një shpërthim automjeti në Urën e Rainboë, një vendkalim kufitar midis SHBA-së dhe Kanadasë në Ujëvarat e Niagarës”.
“FBI po koordinon me partnerët tanë lokalë, shtetërorë dhe federalë të zbatimit të ligjit në këtë hetim. Duke qenë se kjo situatë është shumë kritike, kjo është gjithçka që mund të themi në këtë moment.”
Ndërron legjenda e muzikës Bonnie Tyler
Stuhia Bernadette godet Poloninë, paralajmërohen banorët të shmangin daljet në ambiente të hapura
“Samiti nuk arriti të bëhej historik”, reagon Moska: NATO na ka identifikuar si kërcënim afatgjatë!
- 12:35 Ndërron legjenda e muzikës Bonnie Tyler
- 12:28 GJKKO pushon çështjen ndaj Jonaid Myzyrajt dhe të pandehurve të tjerë, pranohet kërkesa e SPAK
- 12:26 Plagosi komshiun me thikë për motive banale, detaje nga ngjarja në Korçë, identifikohen autori dhe i plagosuri
- 12:06 Stuhia Bernadette godet Poloninë, paralajmërohen banorët të shmangin daljet në ambiente të hapura
- 11:56 Mbi 6,500 njerëz nisin Marshimin e Paqes, përkujtojnë viktimat e gjenocidit të Srebrenicës
- 11:52 Plagosje me thikë në Korçë, një i ri në gjendje të rëndë