Një muze kushtuar maskave anti-COVID-19, secila me një histori të veçantë
Muzeu Kombëtar në Çeki po përgatit një ekspozitë të veçantë. Një ekspozitë kushtuar maskave të përdorura kaq shumë në muajt e fundit, të cilat po ashtu janë kryefjalë e realitetit të ri.
Një nismë e cila sinjalizon se shumë shpejt COVID-19 do të mbetet thjesht një histori.
“Ne u përpoqëm të bëjmë një përzgjedhje në mënyrë që secila maskë të ketë historinë e saj të veçantë, e cila mund t’u tregojë vizitorëve apo edhe pasardhësve se çfarë përjetuan qytetarët gjatë këtyre muajve”, shprehet Mira Burianova, kuratore e ekspozitës.
Kuratorja Mira Burianova shprehet se maskat janë një “simbol i situatës” në të cilën po kalon vendi, duke shtuar se ekipi që qëndron pas ekspozitës kishte bërë një përzgjedhje nga qindra maska të dërguara nga qytetarët, shumë prej tyre me histori individuale.
Në mesin e atyre që janë në ekspozitë është një maskë me një hartë të metros së Pragës krijuar nga një adoleshent autik, një tjetër e bërë nga një grua për burrin e saj krijuar nga këmisha që kishte veshur në ditën e dasmës së tij, dhe një e krijuar për të rritur ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit.
Të tjera maska janë të punuara me motive popullore, modele argëtuese por edhe me ngjyrat e flamurit kombëtar çek. Kur filloi kriza, maskat të prodhuara nga industria ishin të pakta çka nxiti përpjekjet për t’i prodhuar ato në shtëpi në mënyrë artizanale.
“Ekspozita ka shumë kuptim sepse tregon artin dhe krijimtarinë e popullit tonë. Ishte emocionuese sepse kur maskat nuk ishin të disponueshme në të gjithë botën kombi ynë i beri ato për tre ditë. Së shpejti të gjithë kishin maskat e tyre – disa edhe qesharake por të këndshme dhe artistike”, shprehet një vizitor.
Ekspozita është tashmë gati për publikun të cilët sigurisht duhet ende të mbajnë maska.Qeveria çeke ishte nga të parat që e bëri të detyrueshëm përdorimin e maskave jashtë shtëpisë.
Me 8,725 raste dhe 304 vdekje nga COVID-19 deri më tani, vendi nuk është prekur sikundër shumë shtete të tjera evropiane.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq