Një natë me poezi në Korçë, me recitime të Xhepës, Bulkut dhe Skramit
Një natë poetike me emra të rëndësishëm të artit shqiptar është mbajtur në Korçë.
Ndriçim Xhepa, Rajmonda Bulku e Kristaq Skrami kanë ndriçuar muzeun e Artit në juglindje, ku poezitë u shijuan nga një publik i zgjedhur.
Aktori i njohur Ndriçim Xhepa tregon se ky është eventi i tretë në këtë format.
“Ky është koncerti i tretë që bëjmë duke shkrirë poezinë me muzikën, por meqenëse unë vij me qejfin me të madh në Korçë, absolutisht duke marrë parasysh dhe vendin ku u bë ky spektakël i poezisë dhe muzikës kam ardhur me kënaqësi dhe largohem me kënaqësi, me dëshirë për ta shfaqur prapë me kënaqësi”, tha Xhepa.
Ndërkohë që Xhepa kohët e fundit nuk ka qenë aktiv, ai tregon se do të rikthehet shumë shpejt me një film.
Nga ana tjetër një tjetër aktore e rëndësishme si Rajmonda Bulku tregon se poezia shqipe është e shenjtë edhe pse vëmendja kohët e fundit nuk është ajo e duhura.
“Nuk e dëgjojnë më. Shumë gabim sepse duhet të fillojë jo vetëm me ne që jemi aktorë e duhet të bëjmë këtë shumë shpesh. Kur e dëgjojmë habitemi sa bukur e sa emocion përcjell, pra siç mund të shohësh një shfaqje teatri ashtu mund të dëgjosh poezinë shqipe. Duhet filluar edukata për poezinë që nga shkolla, që me duket se ka humbur që aty, ne duhet të mburremi me poezinë tonë”, tha Rajmonda Bulku.
Kristaq Skrami zbulon edhe dy ndalesat e tjera të natës poetike.
“Kjo do jetë ne 3 qytete të tjera, në memorialin e Skënderbeut në Lezhë e ne Vlore ne kuadër te çeljes të sezonit turistik”, u shpreh Skrami.
Përpos poezive, edhe muzika ishte pjesë e mbrëmjes poetike.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë