Një nga plazhet më të famshme në botë nuk është më i aksesueshëm nga toka
Plazhi i famshëm i Kuq në Santorini u mbyll për shkak të rrëshqitjes së dheut të ndodhur dy ditë më parë për shkak të një prej tërmeteve mbi 4 të shkallës Rihter.
Shkëmbinjtë e shembur bllokuan plotësisht hyrjen në plazh nga kontinenti. Arritja e plazhit tani është e mundur vetëm me anije.
Është një nga plazhet më të famshme të ishullit, i vendosur pranë një zone arkeologjik.

Megjithatë, kjo nuk i pengoi turistët kinezë që ishin ende në ishull të bënin foto pikërisht në buzë të shkëmbit ku ndodhi rrëshqitja e dheut, raporton “Protothema” greke.
Tërmetet vazhdojnë të ndodhin në rajonin e Cyclades edhe sot. Vetëm që nga mëngjesi i sotëm janë raportuar dhjetëra raste të reja. Ndërkohë rreth 10 mijë persona janë larguar nga ishulli nga frika e një tërmeti më të fortë.
Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
- 09:22 Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
- 09:16 Pse Marc Cucurella nuk i lidh dhe nuk i pret kurrë flokët? Historia prekëse me të birin (VIDEO)
- 09:06 Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)
- 09:00 Rumania në gatishmëri të lartë, F-16 rrëzon dronin e dytë brenda pak orësh pas shkeljes së hapësirës ajrore