Një nga të aksidentuarit në Kroaci në gjendje të rëndë, 15 të tjerë në trajtim

27 Korrik 2021 | 08:59

Një nga të plagosurit e aksidentit në Kroaci ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 15 ende po marrin trajtim në spital. Kështu njoftoi ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, i cili shtoi se 26 persona të tjerë kanë dalë nga spitali.

Mëngjesin e së dielës, autobusi i linjës Frankfurt-Prishtinë doli nga nga rruga në autostradën afër Sllavonski Brod në Kroaci dhe për pasojë humbën jetën  10 persona dhe mbi 40 u lënduan.

Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë përgjumja e shoferit, por ende nuk ka një version zyrtar për ngjarjen. Ky i fundit është arrestuar nga Policia.

Autoritetet e Kosovës dhe ato të Kroacisë po punojnë për dërgimin në Kosovë të qytetareve që kanë shpëtuar pa lëndime dhe atyre me lëndime të lehta.

Pas marrjes se lajmit për aksidentin, Presidentja Vjosa Osmani ndërpreu vizitën në Japoni,  ndërsa kryeministri Albin Kurti pa nga afër gjendjen e të plagosurve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026